Më 16 prill 1917 u themelua biblioteka e “Komisisë Letrare” në Shkodër, si organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, me nismën e një grupi patriotësh me në krye Luigj Gurakuqin. “Komisia Letrare” u krijua me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës dhe ishte një hap i rëndësishëm për standardizimin e gjuhës shqipe.
I konsideruar si institucioni i parë në rrafshin albanologjik, biblioteka e “Komisisë letrare” drejtohej nga shkrimtari dhe publicisti Hilë Mosi, i cili luajti një rol të rëndësishëm në procesin e krijimit të bibliotekave. Hilë Mosi ishte i pari që futi konceptin e kopjes së detyruar.
Të tjerë intelektualë që u bënë bashkë në këtë komisi ishin: At Gjergj Fishta, Sotir Peci, Dom Ndre Mjeda, Aleksandër Xhuvani etj.
Si fonde të kësaj biblioteke shërbyen librat që zotëronin shtypshkronja të atyre viteve si, “Nikaj” dhe “Zoja e Papërlyeme”, me rreth 3000 vëllime.
Pas shpërndarjes së “Komisisë Letrare” në vitin 1918, fondi i saj kaloi në kujdestarinë e shoqërisë “Vllaznia” dhe më pas u transferua në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit, e cila më 10 korrik 1920 themeloi Bibliotekën Kombëtare nën drejtimin e prof. Mati Logorecit. E njohur fillimisht si Biblioteka e Shtetit, dy vite më vonë u emërtua Biblioteka Kombëtare.(Edlira RUZI)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI