Kryeministri, Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri theksoi se skuadra kombëtare e PS-së është më e reja në fushën e 11 majit, dhe me balancën gjinore më progresive ndonjëherë.
“Voto 5 për Shqipërinë 2030 në BE, vetëm me mua dhe skuadrën kombëtare të PS, më e reja në fushën e 11 majit, e me balancën gjinore më progresive ndonjëherë, duke filluar nga listat e mbyllura”, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI