Blindi që shihni është një nga automjetet e sekuestruara nga policia e Sarandës në kuadër të hetimeve për zhdukjen e mistershme të 46-vjeçarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Bëhet fjalë për një automjet të blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO – 9195.

Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion me mandarina në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol. Po ashtu mësohet se mjeti i dytë i sekuestruar nga policia në një karburant në Qafë Gjashtë është një fuoristradë “Land Rover” Discovery me targa greke e marrë nga Operacionalja me karroatrec. Ky mjet lëvizte në qytetin e Sarandës dhe përveç xhamave të zinj, kishte të instaluara brenda saj fenelina si të policisë, edhe pse këto nuk u gjetën në momentin e sekuestrimit.
Sa i përket mjetit “Mercedes-Benz” që ka kryer rrëmbimin, ai rezulton mjeti që ka transportuar autorët e vendosjes së eksplozivit në 5 dhjetor 2022 në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla në Sarandë.P ashtu raportohet se policia e ndoqi me kamera sigurie këtë mjet deri në dalje të fshatit Gjashtë, ku mjeti mori drejtimin për në Nivicë, aty edhe ku u gjet, konkretisht në një garazh pa dryn të marrë me qira nga shtetas me banim në Sarandë.
Grupi hetimor bën me dije se hetimet kanë ecur me ritme të shpejta orët e fundit, por ende nuk jemi afër nxjerrjes së urdhër arresteve. Kërkimet e sotme të RENEA dhe FNSH janë zhvilluar si nga deti ashtu edhe nga toka, por ende nuk a asnjë gjurmë nga trupat e dy 46-vjeçarëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI