SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zjarri në Finiq, digjet sipërfaqja e Parkut Arkeologjik.Rrezikohen banesat.Mbërrin edhe helikopteri i emergjencave !

Nga Spiro ÇAKULI

Flakët përfshinë Parkun arkeologjik të Finiqit 9 km në lindje të qytetit të Sarandës, mesditën e sotme. Bashkëpunëtori i sarandaNews.al Spiro Çakuli e ndoqi situatën ne vend dhe konstatoi se krejt mali i Finqit u përshkua nga flakët duke rrezikuar edhe disa banesa mbi aksin rrugor Finiq-Shijan dhe Finiq-SMT.

Zjarri me përmasa të mëdha mendohet se eshtë i qëllimshëm për shkak të zonës përreth Finiqit që është edhe sipërfaqe kullote por edhe pjesë e Parkut Arkeologjik të Finiqit.

Menjëherë Bashkia me njësinë zjarrëfikëse reagoi me përpjekje përpjekje për kufizimin e zjarrit por shpejtësia e erës bëri që në shumë raste ndërhyrja të ishte e paefektshme megjithë sakrificat e zjarrfikësve.

Mësohet se drejt kësaj zonës është nisur një helikopter i emergjencave.

Policia për qëlllime sigurie, mori masa për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve dhe kmbësorëve në drejtimin Finiq-SMT dhe anasjelltas.

Rreth orës 16.00 në zonën e zjarrit mbërriti edhe helikopteri i emergjencave i cili nisi menjëherë punën për shuarjen e zjarrit.

Dëmet nga zjarri në pemë frytore kryesisht ne ullishta, janë të mëdha. Me qindra e qindra ullinj të shkrumbuar.

Pritet që prokuroria të nisë një çështje kryesisht për këtë krim mjedisor për zjarrvënësit që dyshohet se janë të qëllimshëm.

Ende përpjekjet dhe lufta me zjarrin në Finiq dhe Parkun Arkeologjik me të njejtion emër po vijon edhe në këto orë të mesditës.

Qyteti antik mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Ai ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës/sarandaNews.al///. 

error: