Është përkeqësuar situata me zjarret në jug të vendit, veçanërisht në Borsh, ku flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga flakët që kanë pushtuar fshatin turistik.
Si rrjedhojë, autoritetet janë detyruar të kryejnë evakuimin e shumë banorëve të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit. Deri dje, kritike raportohej situata edhe në Sasaj dhe Piqeras gjithashtu.
Mbrëmjen e djeshme u raportua një vatër e fuqishme zjarri edhe në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, qarku i Korçës. Flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyll, teksa forca të shumta nga institucione të ndryshme të emergjencave ndodhen në terren për t’i shuar. Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, tha se po hetohet nëse zjarri është i qëllimshëm, ndërsa shpjegoi se terreni është i vështirë.
Ndërsa në fshatin Kopaçëz të Delvinës, situata u vu nën kontroll por dëmet janë kolosale. Tetë banesa janë djegur plotësisht, ndërsa banorët përpiqen të mbledhin copëzat që u kanë mbetur. Sakaq po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Dëme kolosale ka dhe në fshatrat e tjerë të Delvinës, si Vergo, Palavli dhe Senicë, ku deri më tani raportohen 30 shtëpi e biznese të djegura pjesërisht. Po kështu u dëmtua kisha 200-vjecare e Shën Dhimitrit.
Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar dronët Bayraktar TB2 për monitorim ajror, si dhe 4 helikopterë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.
Lajm në përditësim…///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade