Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi duke folur për situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, bëri të ditur se në 24 orët e fundit është konfirmuar një rast i ri në qarkun e Vlorës, në fshatin Aliban .“Në 24 orët e fundit kemi një vatër të re infeksioni në qarkun Vlorë. Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar”, tha Gjeçi gjatë një konference për shtyp.
Zv/ministrja vuri në dukje se strukturat janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme të gjithë territorit dhe se po vijon fushata sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
“AKVMB vazhdon kontrollet në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e vendit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim të plotë në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shtije”, deklaroi Gjeçi.
Ajo siguroi se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licencuara, janë të kontrolluara.
“Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licencuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperatura më të larta se 70 gradë Celsius”, tha ajo.
Zv/ministrja u bëri thirrje qytetarëve që nëse konstatojnë shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre të kontaktojnë menjëherë veterinerin zyrtar të zonës, ose të telefonojnë falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI