Në deklaratën e djeshme ju bëtë më dije se 79% e personave të infektuar i përkasin moshës nga 15-54 vjec, pra vërejmë një ulje të moshës së prekur, pse kjo neglizhencë e moshave të reja?
Janë pikërisht të moshuarit ata që i respektojnë me rigorozitet të gjitha masat, janë të rrallë të moshuarit që dalin pa maskë dhe jo vetëm kaq por e vendosin atë në mënyrë shumë korrekte. Të moshuarit janë ndërgjegjësuar më tepër, qoftë në respektimin e masave, apo edhe të daljeve në ambientet jashtë shtëpive , apo takimet e shumta me të tjetët, këto në fakt e tregojnë më së miri sesa efikase janë masat. Të rinjtë, fatkeqësisht, ende nuk janë ndërgjegjësuar ndërsa ne kemi të dhëna që në Shqipëri të kemi edhe praninë e mutacioneve që ka pësuar virusi Sars-Cov 2 që dihet tashmë që ka një predispozicion për moshat e reja, më shumë sesa varianti bazë, gjithashtu ka një mundësi më të lartë infektueshmërie, pra prek më shumë njerëz në të njenjtën kohë dhe mesa duket është edhe më agresiv sepse po shohim forma më të rënda, sidomos tek të rinjtë. Ne i lutemi të gjithë të rinjve që të respektojnë masat dhe të mbrohen më shumë se më parë sepse komuniteti i të rinjve është më i rriskuar nga kjo gjë. Është vënë re që janë pikërisht këto mosha 15-24 vjeç që po rriten me një dinamikë më të shpejtë sesa mosht e tjera dhe kjo na ka çuar ne që të vendosim mësim online për të gjithë arsimin në 10 bashkitë më të prekura.
-Përafërsisht sa të rinj janë sot të shtruar në spitalet covid dhe si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore?
Nuk mund t’ju them një shifër të saktë momentalisht, pasi sikurse e dini në tashmë kemi 6 spitale Covid, por të gjithë ne jemi të shqetësuar sepse numri i tyre është më i lartë sesa ishte më parë dhe format janë më të rënda. Le të mos harrojmë që javën e kaluar ne humbëm një djalë 18-vjeçar, po ashtu kemi humbur edhe mosha pak me të mëdha kemi edhe të sëmurë rëndë të këtyre moshave. Kjo është një dukuri që nuk është vënë re në muajt e mëparshëm, raste shumë të rënda në mosha të reja.(Fjala.)
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.