SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zyraja nga Durrësi, e rriti oreksin në Sarandë me 50.000 euro,por ngec në prangat e Policisë

 E shantazhonte në rrjetet sociale se “do t’i digjeshin dokumentet greke”.

Pasi i shantazhi me 5000 euro i eci mbarë duke frikësuar 39-vjeçaren nga Saranda, S. D.,  Zyra K. 44-vjeçarja nga Durrësi u ‘ëmbëlsua’ shumë dhe e rriti stekën e shantazhit edhe me 50 mijë euro të tjera.

Por Zyraja nga Durrësi nuk e dinte se pas denoncimit në Poici, kjo e fundit do të vepronte shpejt duke nisur hetimet që u finalizuan me pranga në duart e durrsakes misterioze.

Ende nuk dihet nëse strategjia e Zyrasë është shtrirë në raste te tjera në Saradnë apo qytete të tjera të vendit.

 Mosohet se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.///

error: