SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.

Gjithashtu të hapura do të qëndrojnë zyrat në bashkitë Berat, Gjirokastër, Peshkopi, Elbasan, Belsh, Fier, Lushnjë, Divjakë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vau i Dejës, Koplik, Vlorë, Sarandë.

MB rikujton qytetarët se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.///

error: