
– Saranda është një nga qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë dhe një prej destinacioneve më të preferuara turistike. Banka Botërore ka publikuar një video lidhur me mbështetjen e dhënë në kuadër të investimeve në Sarandë.
Popullsia e saj prej 37 mijë banorësh punon kryesisht në industrinë e turizmit. Gjatë sezonit turistik popullsia e saj 6-fishohet. Shëtitorja “Naim Frashëri” përbuzë detit është qendra e jetës sociale dhe kulturore për banorët dhe turistët në qytet.
Ajo ofron pamje të pashlyeshme dhe kujtime të shumta nga pushimet buzë detit. Ndër vite, shëtitorja dhe infrastruktura e saj ishin vjetruar. Ndriçimi i pakët, gjatësia e kufizuar e shëtitores dhe hyrja me vështirësi në plazhe, i pengonin banorët dhe turistët të kënaqeshin plotësisht në këtë hapësirë të bukur me monumente kulture të lëna në hije.

Qeveria Shqiptare kërkoi mbështetje nga Banka Botërore për rinovimin e shëtitores së qytetit.
Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Ramis Husi, thotë se Banka Botërore ishte një partner i mirë për këtë projekt. Banka ka mbështetur edhe rindërtimin e shkallëve në 2018-ën, të cilat i shtojnë vlerë qytetit.
Të dy projektet kanë kombinuar bukur funksionet moderne me arkitekturën e veçantë të qytetit. Rindërtimi i shëtitores së re ka vënë edhe më në pah shkallët e qytetit
Shëtitorja e re ka pësuar një sërë ndryshimesh. Sipërfaqja e saj është pothuaj dyfishuar. Është shtuar ballkoni panoramik që sheh mbi det dhe mundëson hyrjen në plazh nga ana lindore.
Limani i vogël ku ankorohen anijet e peshkatarëve është rehabilituar. Ndërhyrjet e tjera janë një pishinë publike, dushe, ndriçimi modern dhe shtrimi i shëtitores si dhe një korsi biçikletash.
Arben Çipa, i cili ka një agjenci turistike thotë se këtu integrohen elementë që përmirësojnë peizazhin urban, lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, informacionin në shërbim të turistëve dhe krijojnë hapësira për aktivitete dhe festa pa cenuar identitetin dhe gjurmët historike të qytetit tonë.
Restoranti i Vladimir Musei është një nga bizneset e shumta që zhvillojnë aktivitetin përgjatë shëtitore.
“Kjo shëtitore është e çmuar për qytetin. I ka sjellë Sarandës pozitivitet dhe është shumë e rëndësishme për ne në këtë kohë”, thotë ai.
Ekonomia e qytetit dhe Shqipërisë varet shumë nga industria e turizmit. Rindërtimi i shëtitores do të bëjë të mundur që Saranda të zhvillojë turizmin e dhe më shumë në të ardhmen./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI