Ada Zanusso, pacientja më e moshuar në bote, 104 vjeç, është shëruar nga koronavirusi dhe ka lënë spitalin, në qytezën Bielle në Itali. Lajmi është përhapur me shejtësi në median italiane, si një shenjë e mire e mposhtjes së pandemisë.
Ana ka lindur ne vitin 1916 dhe ka kaluar dy luftra botërore, madje edhe këtë të fundit, siç po cilësohet shpesh epidemia e koronavirus.
Ajo jetonte në një shtëpi për të moshuarit dhe në fillim të marsit pati simptomat e para. Dje ka dalë nga spitali dhe ka nisur të ecë vetë. 104 vjeçarja ka lindur në Veneto dhe ka 4 femijë.//R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI