SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos

Pas një pauze aburde disa vjeçare, duket se marrëdheniet mes bashkive bregdetare dhe turistike te Sarandes dhe Korfuzit do te hyjnë në nje fazë të re dhe aktive. Në fokus: sfidat e sezonit turistik dhe mundësite e forcimit të bashkëpunimit.

Kjo u be e ditur sot nga vetë kreu i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi në një postiom te veçane në faqn e tij ne fb shoqëruar edhe me dvd dhe foto nga takimi zyrtar.

“Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Korfuzit, z. Stefanos Poulimenos, zhvilluam një takim zyrtar në një atmosferë miqësore, ku diskutuam mbi ecurinë e sezonit turistik 2026, sfidat e hasura dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy bashkive.

Një falënderim i përzemërt për homologët tanë për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedat konstruktive!

Saranda dhe Korfuzi kanë një potencial të madh për të ndërtuar projekte të përbashkëta në turizëm dhe shkëmbime kulturore.

Jemi plotësisht të përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet tona reciproke, duke e kthyer afërsinë gjeografike në një urë të fuqishme zhvillimi dhe bashkëpunimi afatgjatë,-nënvizon kryebashkikau Oltion Çaçi.

Stefano Pulimenos, me prefesion gazetar dhe botues, është nje personalitet publik dhe politik i mirenjohur ne ishullin helen të Korfuzit. Me parë i ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore në Korfuz. Gjate kohës si drejotr i spitalit të Korfuzit, ai ndihmuar dhjetra shtetas shqiptar nga rajoniu i Sarandës. /sarandanews.al///

error: