Në qarkun Gjirokastër duket se nuk priten më surpriza në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socaliste. Lista do të kryesohet nga drejtuesja politike e PS, Mirela Kumbaro. I dyti pritet të jetë Tërmet Peçi, kryetari i Bashkisë Tepelenë. Emri i tretë është biznesmeni Pirro Dhima.
Dy vendet e tjera janë rezervuar për Shyqyri Hysin dhe Anila Dhimitrin. Hysi është pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” dhe ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, ndërsa Dhimitri është një profesioniste e njohur në Përmet.
Mandatin e garantuar e ka vetëm Mirela Kumbaro duke qenë se është në listën e mbyllur. Kandidatët e tjerë do duhet të garojnë me njëri-tjetrin dhe fiton ai që merr qoftë edhe një votë më tepër.
PS synon 3 mandate në Gjirokastër, po aq sa mori në vitin 2021. Zyrtarizimi i listës do të bëhet ditën e mërkurë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.(Sipas Argjiro.net)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI