Protestuesit janë mbledhur sërish sot para ambienteve të Kuvendit për të protestuar në një kohë që zhvillohet seanca plenare.
Ndërkohë policia ka vendosur perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen pranë parlamentit.
Protesta para Kuvendit zhvillohet ndërsa kryeqyteti ka njohur javët e fundit një valë protestash qytetare e studentore, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe ndryshimi i klasës politike në vend.
Studentë, por edhe qytetarë, protestuan për ditë me radhë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Protestat u shoqëruan me përplasje të ashpra ndërmjet policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit kryen akte dhunë nëpër institucione publike, biznese private si dhe shkatërruan sinjalistikën rrugore.
Protesta para Kuvendit, foto: Andrin Hoxha (Marseda QEFALIA)//
1 nga 2


(
ME SHUME LAJME
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit