1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri!
Kësisoj sot do tu injektohet doza e dytë të gjithë atyre që kanë marrë dozën e parë. Ndër të vaksinuarit e parë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo, të cilën do ta marrin dozën e dytë te ‘Air Albania’, siç ka ndodhur herën e parë.
Avioni me dozat e vaksinës është ulur në Rinas mbrëmë rreth orës 20:30, proces ky i gjithi i transmetuar “live” , pas kritikave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për mungesë transparence me vaksinat e sjella nga vendi mik. Dozat u pritën nga Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Në konferencën për shtyp, shefi i qeverisë sqaroi se shkak pse nuk është marrë doza e plotë është bërë vonesa nga vetë kompania. Kjo ka ndodhur në shumë vendet e Europës, ndërkohë qëkompania Pfizer ka deklaruar se në gjysmën e shkurtit do të fillojë sërish shpërndarja, me kapacitet të plotë.
Pikërisht, nisur nga kjo, Rama theksoi se Pfizer zotohet se brenda muajit shkurt, do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera. Megjithatë, Rama ka deklaruar se shpresat nuk i ka “varur” vetëm te kjo kompani, pasi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Astrazeneca.
Nga ana tjetër, Rama deklaroi se është e pamundur që t’i dhurojnë vaksina Kosovës. Kjo sepse ia ndalon kontrata, por gjithsesi në vijim të premtimit të dhënë, shefi i qeverisë deklaroi se 50 mjekë nga spitali COVID i Prishtinës do të vaksinohen në Shqipëri. Me 1170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas në shkurt me të moshuarit.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI