Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme dozat e para të vaksinave nga kontrata me kompaninë “Pfizer”.


Në aeroportin “Nënë Tereza” është ulur avioni i cili ka bërë të mundur transportimin e 1170 dozave të vaksinës kundër koronavirusit.
Nga aeroporti “Nënë Tereza”, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, deklaroi se me 1170 dozat e reja nga “Pfizer”, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas edhe me të moshuarit.

“Dozat do transportohen menjëherë në Institutin e Shëndetit Publik me të gjitha parametrat e sigurisë, e njëjta gjë siç ndodhi dhe me dozat e tjera. Hapet kutia dhe verifikohen të gjitha parametrat dhe certifikatat dhe direkt futen në zinxhirin ultra të ftohtë në frigoriferët -80 gradë. Prej andej më pas vijon distribucioni për gjithë vaksinimin”, tha Manastirliu.

Manastriliu shtoi se, “praktikisht do jetë në baza sigurie të rrepta pasi dhe Policia e Shtetit do shoqëroj makinën e vaksinave”./atsh///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat