Aksidentet rrugore i morën jetën 151 shtetasve shqiptarë në vetëm 9 muaj. Instituti i Statistikave raporton për 1024 aksidente të ndodhura në periudhën Janar – Shtator të këtij viti, një rritje prej 13.4% me të njëjtën periudhë të 2020-ës. Për ekspertët e sigurisë rrugore, përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesit e automjeteve.
“Parakalimi i gabuar është një nga shkeljet më kryesore të qarkullimit rrugor është një nga shkeljet më të rënda. E dyta, përdorimi i alkoolit, përdorimi i celularit, shpejtësia e tejkaluar edhe në zonat e banuara mbi 40,50km në orë. Unë shikoj shumë të rrezikshme në Tiranë edhe përdoruesit e mjeteve të vogla, sidomos të delivery, po ashtu problemi i këmbësorëve është një problem më vete”.
Eksperti Fatmir Hasho, sheh si një masë ndërgjegjësuese për parandalimin e aksidenteve “testin e idiotit” i cili ende nuk është venë në zbatim.“Unë mendoj se është domosdoshmëri sidomos për 3 shkelje si: përdorimi i drogës, alkoolit, dhe tejkalimi i shpejtësisë. Këta individë duhet të kalojnë testimin psikologjik për të rimarrë lejen e drejtimit apo pikët që kanë humbur”.
Sipas INSTAT, gjate 9 muajve numri më i lartë i aksidenteve u shënua nga grup-mosha 25–34 vjeç, ndërsa qarqet me problematike janë Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI