Një 31-vjeçare është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës.
Mësohet se vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.Ndaj 31 vjeçares Verjana Gega ishin depozituar të pakten 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.
Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.
Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi