Koronavirusi po i merr jetën çdo ditë një numri të madh shqiptarësh duke u kthyer në vrasësin më të madh gjatë muajve të fundit.
Së fundmi, tek spitali “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 17-vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. I riu, i cili siç mëson abcnews.al nga burime pranë spitalit, quhet Qamil Seiti.
Mësohet se 17-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në spital dhe koronavirusi i kishtë dëmtuar tërësisht mushkëritë duke ia bërë të pamundur frymëmarrjen në mënyrë të pavarur.
I riu është shtruar para një jave në gjendje të rëndë dhe kishte 4 ditë në intubim. Krahas tij, në spital gjendet i shtruar edhe babai, kurse nëna kishte dalë para pak ditësh nga spitali. Krahas 17-vjeçarit, në spitalet Covid ndërroi jetë edhe një 30-vjeçare nga Elbasani.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI