Gjatë një vizite në Vlorë, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se më 25 prill do ketë pjesëmarrje historike në votime. Duke komentuar akuzat e Ramës, presidenti Meta deklaroi se kushdo që do t’i demoralizojë shqiptarët për të mos votuar, të lidhë kokën me peshqir, pasi Shqipëria do ngrihet më këmbë.
‘Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota’, theksoi Meta.
“Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota.
Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë. Është një dramë e madhe. Në Shqipëri nuk kemi largim, kemi shpopullim.-ka deklaruar nga Vlora presidenti Meta.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore