“Shqipëria buzëqesh”, 1 896 652 vaksinime në gjithë vendin.
Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 896 652 vaksinime antikovid në gjithë vendin.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrën e vaksinimit në total.
Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 5 611 vaksinime antikovid.
Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI