Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rethymno të Kretës në Greqi, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar në grup nga tre persona., njoftohet nga media helene.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarja ka dëshmuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon se teksa po argëtohej në një klub të njohur, ku këndonte një reper, një bashkëpuntor i tij i ngushtë e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në një hotel.
Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin. Pak më vonë, në hotel ka shkuar edhe reperi 24-vjeçar së bashku me një 30-vjeçar shqiptar dhe e kanë përdhunuar në grup 19-vjeçaren.
Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin shqiptar, i cili po tentonte të arratisej nga ishulli i Kretës. 19-vjeçarja pritet të ekzaminohet nga mjeku mjekësor, ndërsa reperi 24-vjeçar dhe bashkëpuntori i tij mbeten ende në kërkim. 24-vjeçari konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, por mediat greke ende se kanë bërë me dije emrin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI