“2 korriku i shqiptarëve”, e cilësoi sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ndërsa solli në vëmendje ngjarjet historike të 30 viteve më parë në Shqipëri dhe Kosovë.
“Para 30 vitesh, në Tiranë u thye frika dhe u artikulua gatishmëria për betejën për liri kundër diktaturës në Shqipëri”, tha ajo.
Ndërkohë, tha ajo, “në Prishtinë, u shpall Deklarata Kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, që mbolli farën e shkëputjes nga Serbia dhe themelimit të Republikës që e gëzojmë sot”.
“Pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri”, tha Shahini//ata///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi