Një bombol me oksigjen ka shpërthyer ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një fabrikë peshku në Prevezë të Greqisë. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një bombol me oksigjen, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin saldim elektrik. I vdekur ka mbetur shqiptari Dritan Kodra 49 vjeç dhe një 39-vjeçar grek, Gerasimos Fatouros, kurse një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë. Pas ngjarjes së rëndë, policia greke ka arrestuar dy pronarët e fabrikës së peshkut.
41-vjeçari grek Gerasimos Fatouros ka lënë pas 3 fëmijë. Sipas mediave greke, trupi i tij i pajetë është gjetur i ndarë në 2 pjesë. Gruaja e 41-vjeçarit ka humbur ndjenjat sapo ka mësuar ngjarjen e rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se ka humbur dy motrat e saj në një aksident me makinë dhe tani po përballet me një tragjedi të re.Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, zjarrfikëset dhe policia për të mësuar detajet e ngjarjes./
Zenovia Paschos, e veja e 39-vjeçarit grek që vdiq bashkë me një 49-vjeçar shqiptar për shkak të shpërthimit të një bombole në fabrikën e peshkut ku punonin, zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në të njëjtin biznes.
Zenovia tha se në vitin 2016, bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë nga shpërthimi i atëhershëm në momentin e fundit, ku ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.
“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes në Khokhla dhe burri im shpëtoi dhe në fakt, kishte arritur të shpëtonte edhe shokun e tij, atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit po i digjej fytyra. Pastaj të dy shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë. Të dielën mbaronte punën dhe duhet të kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. U nisa për të shkuar te puna e tij e për ta gjetur, dhe ndërsa po largohesha nga shtëpia, shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time”, tha e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për protothema.gr.
Dritan Kodra, 49 vjeç është shqiptari që mbeti i vdekur në Greqi pas shpërthimit brenda një fabrike Peshku në Prevezë. I vdekur mbeti dhe një 39-vjeçar grek, Gerasimos Fatouros baba i tre fëmijëve, kurse një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.///
//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI