Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar. Autorët e grabitën pasi fillimisht e kishin imobilizuar “duke i shkaktuar vdekjen duke i penguar rrugët e frymëmarrjes.”
Bëhet fjalë për dy grekë dhe tre shqiptarë, të cilët kishin ndjekur të moshuarën në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë.
Pasi kanë rrëmbyer atë që kanë gjetur në banesë janë zhdukur. Në fakt, njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. Ajo që ka ndodhur tragjikisht brenda banesës është kuptuar nga djali i të moshuarës, pasi është zgjuar. Ai nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë, shkruajnë mediet greke. Nga hetimet e policëve të Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit në veprën penale. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi