Mediat italiane i kanë kushtuar reportazhe 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Itali.
Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija tregtare, Vlora, e ardhur nga Durrësi mbante në bord rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët u larguan nga Shqipëria dhe u shfaqën në portin e Barit. Në bord kishte burra, gra, fëmijë, të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.
Anija Vlora!
Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i par ishte qyteti i Brindisit, e më pas u vendos për në Bari.
Varfëria dhe regjimi komunist!

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke shkaktuar rritjen e shkallës së krimit dhe shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, sinjali it ë cilave arrinte përtej Adriatikut, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.
Festimet për përvjetorin e tridhjetë!
Lidhja mes dy popujve sot është më e fortë se kurrë. Të dyja vendet kanë bërë homazhe në nder të kësaj dite. Rajoni i Pulias ka bërë një sërë ekspozitash në nderim të asaj kohe e dite e një gjë e tillë po bëhet dhe në Durrës, me një ekspozitë që do të mbahet nga data 5 deri në 8 gush, shkruajnë mediat italiane./k//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI