Kryeministri Edi Rama mori pjesë te premten në Bari, Itali, në çeljen e një ekspozite të organizuar në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.
Në ekspozitë, kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio.

Kreu i qeverisë e cilësoi hapjen e kësaj ekspozite një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve.
“Bari – Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve dhe në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë”, – shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë në Itali ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.
Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.
Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria. /ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI