Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar një ditë përkujtese në rrugën drejt përmbysjes së regjimit që mbajti larg vlerat europiane.
“Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor”, u shpreh Balla.
“Natyrshëm edhe ne e kremtojmë sot këtë ditë si përkujtesë në rrugën drejt përmbysjes së regjimit që na mbajti për 50 vjet larg vlerave europiane por edhe si frymëzim për rrugën plot sfida në mbrojtje të lirisë. Sot jemi krenarë për një aleat si Gjermania që është mbështetësja më e madhe e integrimit në BE të Shqipërisë dhe që qëndron krah nesh në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë”, tha Basha. //
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi