35% e pronave të shitura në Shqipëri janë blerë nga individë me banim jashtë vendit.
Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se në gjysmën e parë të këtij, blerësit jorezidentë kishin një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend.
Sipas BSH-së, rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian. Blerësit jorezidentë përfshijnë shtetas të huaj dhe shqiptarë me banim jashtë vendit. BSH vëren se kërkesa e shtuar nga jashtë mund të jetë një faktor në çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Çmimi i banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me 40% krahasuar me vitin 2013, ku kryeson Tirana, me rritja e çmimeve më të lartë, me 43.4%.
Për zonat bregdetare, agjentët raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, ndërsa çmimet e shitjes në zonat e tjera të vendit shfaqën ndryshime thuajse të papërfillshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI