SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

40-vjeçari nga Saranda, arrestohet në Spanjë. Rrëmbeu një person për prishje të pazareve të drogës.

Një 40-vjeçar banues në Sarandë është arrestuar nga Policia në Spanjë. Adrian Ogiçi është personi i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”.

Më 2015-ën Ogiçi dyshohet se në bashkëpunim rrëmbeu Ridvan Lamajn në Sarandë dhe më pas u largua jashtë vendit. Denoncimi në atë kohë u bë nga bashkëshortja dhe vëllai i Lamajt. Gjykata e Krimeve të Rënda në 2017 dënoi në total Ogiçin dhe Viktor Islamin me 39 vite burgim për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Ridvan Lamajt, për fatin e të cilit që prej 2015 nuk dihet më asgjë.

Islami mori 19 vjet dënim, ndërkohë që i dyshuari si bashkëpunëtor i tij Adrian Ogiçi u dënua me 20 vjet. Dyshohet se rrëmbimi i tij ndodhi për shkak të prishjeve të pazareve të drogës, përsa kohë dy të akuzuarit rezultonin të skeduar në fushën e narkotikëve.

Sipas prokurorisë, e cila raportoi asokohe se dyshimet ishin për aktivizimin e Lamajt si korrier droge dhe pas zhdukjes së një dërgese me hashash rrëmbyesit kanë dyshuar tek 37-vjeçari.

“Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi sot Policia.(Shqiptarja)///

error: