
TIRANË, 4 prill /ATSH/ 424 aplikantët për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë do kenë mundësi aplikimi për punësim deri më 7 prill 2021.
Mjekë, infermierë, laborantë, imazheristë e farmacistë, punonjës shërbime dhe administrate mund të bëhen pjesë e këtij projekti ambicioz duke aplikuar në https://shendetesia.gov.al/.
Spitalin i Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, do jetë një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh dhe do të jetë edhe i pari shembull i autonomisë spitalore.
Spitali i Fierit po ndërtohet në afërsi të autostradës, me një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.
Për ndërtimin e spitalit po punohet natë e ditë, me tre turne, i cili sipas premtimit të qeverisë turke, do të përfundojë brenda 3 muajsh.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI