50 vjet më parë në tregun mediatik shqiptar u botua numri i parë i gazetës “Studenti”. Gazetarë dhe krijues, bashkëpunëtorë të saj ndër vite kujtuan të enjten përmes një dokumentari rrugëtimin e këtij organit mediatik.
Gazetari Arben Muka, drejtuesi 7 viteve të fundit të këtij organi apeloi për hapësira më të mëdha mediatike për të rinjtë.
Nisi me këtë batutë përvjetori i 50-të botimit të parë të gazetës “Studenti”. Gazetarë e krijues, bashkëpunëntorë, por edhe drejtues të saj ndër vite u mblodhën të enjtën për të kujtuar themelimin e këtij organi mediatik studentor.
Një dokumentar rifreskoi kujtesën e pjesëmarrësve mbi udhëtimin e gazetës që lindi në vitin 1967 dhe u shtyp deri në vitin 1994.Aktorë të rëndësishëm të gazetës përmendnin përparësitë, kufizimet, favoret dhe dobësitë e saj, një prej të cilave pamundësia e shmangies së censurës.
Për gazetarin Arben Muka, drejtuesi i “Studenti”-t në 7 vitet e fundit të botimit dhe në kapërcyellin e viteve 1990, kjo nuk pati vështirësi në tranzitin mes dy sistemeve.
Ai apeloi për hapësira më të shumta mediatike për të rinjte.
Në 27 vitet e jetës së saj, në faqet e “Studentit” u botua publicistikë dhe krijime letrare të personave që aktualisht janë nga emrat më të rëndësishëm në këto fusha./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI