Departamenti i anti drogës në rajonin e Kozanit, arrestoi dy shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, dy shtetas shqiptarë 31-vjeçar dhe një grua 51-vjeçare, u arrestuan në kushtet e flagrancës, pasi mbas kontrollit të kryer në automjetin e tyre me targa greke u gjet sasia prej 51.5 kilogramë kanabis.
Automjeti i trafikantëve u bllokua në aksin Kozani-Selanik në një postobllok të ngritur prej policisë helene për arrestimin e trafikantëve të narkotikëve.Autoritetet greke thanë se dy të arrestuarit kishin marrë sasinë e drogës në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe do ta dërgonin atë në Athinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy automjete,disa telefona si dhe 1000 euro kash. Ata u dërguan në gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë më burg deri në përfundimin e hetimeve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI