60 infermierët shqiptarë të cilët u nisën në Itali për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre italianë kanë nisur punën në zonën e Marche. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka njoftuar se tashmë infermierët shqiptarë do të jenë në ndihmë të pacientëve italianë që po trajtohen pas infektimit nga COVID-19.
“Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë” përfundon mesazhi Manastirliut./R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI