23|04|2020 Nje shtetas shqiptar 37 vjec, nga Berati ka humbur jeten ne burgun e Melandrinos ne Greqi pasi vuante nga dhimbja e dhembit.
Gazetari dhe drejtuesi I Focus News al, Shpetim Zinxhiria njoftoi te enjten nga Athina se në burgun e Melandrionos ka kumbur jeten nje 37 vjecar. Sipas gazetarit Zinxhiria, ngjarja ka ndodhur me 18 prill por vetem sot ajo eshte publikuar nga nje portal grek..
Mediat e raportojnë vdekjen e shqiptarit me pese ditë vonesë ,-shkruan gazetari shqiptar ne Athine.
Kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e shqiptarit Selim Zerollari në burgun e Melandrionos dhe sot media vendase raporton vdekjen e 37-vjeçarit beratas, baba i pese femijeve i cili vuante nga dhimbja e dhëmbit dhe nuk mori ndihmë mjekësore.
Ishin mediat shqiptare që raportuan të parët këtë vdekje në Shqipëri, ndërsa nga ambasada shqiptare , nuk ka pasur asnjë njoftim për mediat shqiptare në Greqi.-pohoi Zinxhiria.
Është Zougla.gr që sot në mëngjes ka raportuar këtë vdekje të ndodhur më 18 prill, ditën e shenjtë të Pashkëve, në një kohë kur deri më sot, shteti shqiptar, ka zgjedhur heshtjen,-shkruan gazetari. shqiptar ne Athine./R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI