Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se “gjatë muajit shtator të këtij viti Shqipërinë e vizituan mbi 400 mijë turistë të huaj”.
Në një intervistë televizive, Klosi tha se “në shtator kemi 65-70 % të numrit të turistëve të vitit 2019. Janë shumë më pak se vjet, por pandemia solli më pak mundësi për të lëvizur dhe i pengoi turistët që të kishim shifrat e vitit të kaluar”.
“Gjatë periudhës 15 korrik -15 shtator hotelet e bregdetit shqiptar ishin 100% të rezervuara. Ne ia dolëm të krijonim një aleancë, e cila i mbajti të hapura industritë, pasi asnjë sektor nuk u mbyll. Kjo bëri që në datën 1 qershor, ne ishim të parët dhe të vetmit në rajon që hapëm kufijtë dhe për asnjë moment nuk ceduam për sa i përket kufirit. Kjo bëri që të kishim një turizëm të qëndrueshëm. Nuk bëmë si vendet e tjera fqinje. Shqipëria ia doli falë disa marrëveshjeve që bëmë me disa operatorë turistikë”, – nënvizoi Klosi.
Sipas tij, shumica e turistëve ishin nga vendet e rajonit: Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut.
“Në 12 qershor patëm charter-in e parë nga Bjellorusia, fituam një treg të ri që është ai i Bjellorusisë, Ukrainës, Polonisë. Në asnjë ditë nuk ceduam dhe sot kemi shifra të qenësishme”, – tha Klosi.
Ministri Klosi u shpreh se “strukturat mikpritëse kanë bërë biznes afërsisht sa 2019-a, disa edhe më mirë”.
“Sezoni turistik nuk është mbyllur ende, pasi Shqipëria ka mundësi të ketë 12 muaj turizëm”, – tha Klosi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI