Një skulpturë bronzi e shkrimtarit, Ismail Kadare është vendosur në lokalin ku ai pinte çdo mëngjes kafen. Skulptura e artistit Henri Nimani është vendosur me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë në ambientet e jashtme të lokalit Juvenilja.

Fotoreporteri, Roland Tasho përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga skulptura. Kadare shihet i ulur në tavolinë teksa pranë ka një libër dhe një filxhan. Tasho shkruan se kjo skulpturë është një pikë e re takimi me Kadarenë.

“Një pike e re takimi me Kadarenë. Është pikërisht skulptura e artistit Henri Nimani e vendosur ne bar Juvenilja ku shkrimtari pinte dhe shijonte kafen e mëngjesit”, shkruan Tasho.///
ME SHUME LAJME
Kroçiera “Explora 2” për herë të parë në Sarandë, me 729 turistë në bord
Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!
Shqipëria “fundos” Finlandën, Muçi dhe Manaj blindojnë kreun e grupit për kuqezinjtë