Kryeministri Edi Rama falënderoi sot qytetarët për respektimin e aktit normativ për mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Kreu i qeverisë shprehet se më mirë taksirati i maskës se sa mbyllja prapë në shtëpi për javë të tëra.
“Super reagim sot me maskat edhe në rrugë, rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë. Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpia”, – tha Rama.
Kryeministri Rama ndau edhe një videomesazh sensibilizues nga mosha dhe profesionistë të ndryshëm për vendosjen e maskave mbrojtëse si një mjet i domosdoshëm për parandalimin e COVID-19.
Qytetarë të moshave të ndryshme janë të pajisur sot me maska, në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë, duke respektuar kështu Aktin Normativ për mbajtjen e maskë///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri