Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri sot thirrje SPAK që “të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milionë euro të mafias së plehrave”.
“Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milionë, ose të japin dorëheqjen”, u shpreh Basha në një bashkëbisedim me gazetarët.
Basha tha se, “nga 75 milion euro që u janë dhënë inceneratorëve, vetëm një pjesë e vogël është investuar në to”.
Basha theksoi se, plani me 5 pika është përballje me aspektin shëndetësor ekonomik dhe social të pandemisë.
“Plani me 5 pika nuk është përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit”, tha ai.
Basha nënvizoi se, plani me 5 pika, bën që paratë e taksapaguesve të përdoren për t’u përballur me krizën e thellë shëndetësore e ekonomike, jo për impiantet.
Basha gjithashtu i shprehu ngushëllimet të gjithë familjeve të viktimave të COVID-19.
“Shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e plotë për familjet e të sëmurëve që trajtohen në spitale apo në shtëpitë e tyre”, tha ai.
“Me urdhra për të vënë maska dhe larë duart, duan të lajnë duart nesër kur infeksioni të shkaktojë më shumë viktima. Përgjegjësia e qeverisë është që të ndihmojnë njerëzit pa ardhur më e keqja”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI