Bregdeti i Sarandës ka mirëpritur për herë të parë kroçierën luksoze “Explora 2”, e cila ka mbërritur me 729 turistë në bord, të kombësive të ndryshme.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë disa nga destinacionet dhe atraksionet turistike në afërsi të qytetit, duke u njohur me bukuritë natyrore, vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Mbërritja e kroçierës “Explora 2” për herë të parë në Sarandë përbën një tjetër moment pozitiv për promovimin e qytetit si një destinacion tërheqës në hartën ndërkombëtare të turizmit të kroçierave.
Saranda, falë pozicionit të saj gjeografik, klimës mesdhetare dhe afërsisë me atraksione të rëndësishme turistike, vijon të jetë një destinacion i preferuar për vizitorët që mbërrijnë në Shqipëri përmes kroçierave.
Mbërritja e turistëve me anije turistike krijon gjithashtu mundësi për njohjen me ofertën lokale, shërbimet dhe produktet tradicionale të zonës. (Klodi SARAÇINI)





/
ME SHUME LAJME
Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!
Shqipëria “fundos” Finlandën, Muçi dhe Manaj blindojnë kreun e grupit për kuqezinjtë
Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën