SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kartat ID, në fundvit mbarojnë afatet e tolerancës

Ministri i Brendshëm , Sandër Lleshaj u bëri sot thirrje të gjithë qytetarëve që të nxitojnë për të aplikuar për kartat ID.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e MB-së Elena Pici dhe drejtues të Gjendjes Civile zhvilluan sot një vizitë në ambientet ku prodhohen dokumentet biometrike për shtetasit shqiptarë.

Përfaqësuesit e kompanisë koncesionare garantuan kapacitetet për të prodhuar në kohë gjithë ID kartat dhe pasaportat.

Ministri Lleshaj apeloi për gjithë qytetarët që u skadojnë dokumentet e identifikimit të nxitojnë t’i rinovojnë, pasi në fund të vitit pritet të ketë fluks aplikimesh.

“Pajisja e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta është një proces i gjatë, i cili fillon në zyrat e aplikimit dhe përfundon te mjediset e kontraktorit, “Aleat”, ku kemi ardhur për të parë sesi po funksionon ky proces.  Me këtë rast dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të nxitojnë për të aplikuar, të shfrytëzojnë kohën, të shfrytëzojnë dhe kapacitetet e lira të kontraktorit, partnerit tonë në këtë proces, për arsye se fundi i vitit po afron shumë shpejt. Me fundin e vitit mbaron vlefshmëria dhe afatet e tolerancës ndaj shumë kartave apo pasaportave”, tha Lleshaj.

“Fillimi i vitit të ri do të shoqërohet me kufizime të mëdha për ata që nuk kanë një kartë të vlefshme, për arsye se shumica e shërbimeve që ofrohen sot në Republikën e Shqipërisë lidhen me një kartë të vlefshme, për të mos përmendur dhe zgjedhjet që po afrohen, të cilat gjithashtu do të kërkojnë një kartë të vlefshme për çdo qytetar.  Ndaj edhe njëherë e gjej me vend t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar dhe për të kursyer orët e stresit në fund të vitit, gjë që nuk ka ndodhur rrallë!”, u shpreh ai///.

error: