Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh sot në një deklarate për mediet, se Qeveria po braktis qytetarët në kohën e pandemisë, për të paguar inceneratorët.
“Këtë javë numri i të infektuarve nga Covid-19 arriti kulmin. Në shkolla virusi është përhapur si gripi. Qytetarët po paguajnë vetë për mjekimin, bizneset janë në krizë të thellë dhe mijëra familje rrezikojnë të mbeten pa një punë”, u shpreh Çupi.
Sipas saj, qeveria nuk ka vendosur fonde në dispozicion për të siguruar higjienë dhe kushte minimale sigurie në shkolla. “Asgjë që është në interesin e qytetarëve nuk ka ndodhur, edhe pse opozita i ka bërë gati planin e shpejtë të rimëkëmbjes, që i vjen në ndihmë çdo familjeje”, theksoi ajo.
“75 milionë euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazmë të inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Vetëm me 1 firmë të vetme, i ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit. Kemi faktuar këto ditë me pamje se inceneratorët nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm vjedhja e tmerrshme që vazhdon t’u bëhet shqiptarëve”,- tha Çupi.
Sipas saj, është koha që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të mos flejë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI