Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi sot se halli i parë dhe më i madhi i opozitës është Reforma në Drejtësi.
E ftuar në emisionin “Java në RTSH”, Spiropali tha se, “shqiptarët e dinë se kush është Edi Rama dhe sa më shumë shan e fyen opozita aq më shumë votohet Edi Rama”.
“Për presidentin Meta, Spiropali tha se, “Presidenti i Republikës ka dalë nga të gjithë binarët institucionalë, por edhe në sjelljet e tij të përditshme i bën dëm modelit qytetar në vend, për nga gjuha që përdor, për nga etika, për mesazhet që jep, që shpesh herë ngjajnë me gjuhën e Agimi të Artë dhe për faktin se Presidenti i Republikës duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Pra në të gjitha pikëpamjet institucioni i Presidentit është një institucion që na turpëron”.
“Institucioni tjetër i rëndësishëm, është opozita shqiptare e cila duhet ta ushtrojë funksionin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ne jemi Republikë parlamentare. Duhet të përfaqësojë në atë Kuvend qytetarët që e kanë votuar. Po ashtu doli nga binarët, doli nga institucioni. Mendoi se mund të krijojë një kaos institucional dhe të shkatërrojë rendin kushtetues duke braktisur Kuvendin dhe duke bojkotuar zgjedhjet vendore.
Kemi hequr duart e politikës nga institucionet e drejtësisë.-tha Spiropali.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë