Shkolla Livdhja iu bashkua se fundi simotrave të saj në Mesopotam e Finiq të perfshira ne projektin e GIZ gjerman: “Menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe parandalimi i mbetjeve detare”.
Në bashkepunimin e kësaj shkolle me Agjencine AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit)partnere ne project, janë përfshirë disa aktivitete të cilat shtrihen pergjatë periudhes 2020 -2021.


Në një takim organizuar nga AJMMI dhe drejtoria e shkolles në terrenin sportiv të lojërave me dorë të qendrës kulturore “Katina Papa” kanë qenë të pranishëm edhe zëvendeskryetarët e bashkisë Finiq, Ilia Kalivioti dhe Jani Harizi të ciët u ndalën në dobinë e zbatimit të projektit të GIZ “Menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe parandalimi i mbetjeve detare”.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle Nikolla Murati, “Ngritja e Këndit të Mjedisit , aktivizimi i skuadrave të vullnetarëve mjedisorë dhe disa aktivitete ndërgjegjësuese kulturore dhe të tjera në terren për pastrimin e basenit të lumit Pavllo, janë disa nga veprimtaritë mjedisore që do të ndiqen në vijim nga nxënës dhe mësues të shkollës në kuadër të projektit GIZ që zbatohet në bashkinë Finiq duke iu shtuar larmisë së aktiviteteve të pasura të kësaj shkollle”.


Sipas AJMMI-t thelbi i aktiviteteve në Livadhja përfshin senbilizimin mjedisor të shkollës , komunitetit të banorëve dhe bizneseve lokale, me fokus “Te perdorim me pak plastike!, krahas një cikli emisionesh ne mediat vendore.
Bashkia e Finiqit deri tani ka përfituar nga projektit i GIZ 100 kontenierë për mbetjet urbane, një makinë bashkohore teknologjike për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane, etj,.
Projekti “Menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe parandalimi i mbetjeve detare në Ballkanin Perëndimor’ “ i financuar nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga GIZ, po implementohet ne Shqipëri në bashkitë Finiq dhe Lezhe dhe në disa bashki rajonale në Mal të Zi dhe Bosnjë Herzegovinë.///SARANDANEWS.AL/.R-SR///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.