/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet malore në formë shtrëngatash.
Më pas moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites dhe ato të mbrëmjes hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/20 | Shi diell |
| Kukës | 9/14 | Shi diell |
| Lezhë | 13/20 | Shi diell |
| Dibër | 8/12 | Shi diell |
| Durrës | 14/20 | Shi diell |
| Tiranë | 13/21 | Shi diell |
| Elbasan | 14/22 | Shi diell |
| Berat | 10/21 | Shi diell |
| Vlorë | 11/21 | Shi diell |
| Korçë | 8/15 | Shi diell |
| Gjirokastër | 7/19 | Shi diell |
| Sarandë | 12/21 | Shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI