U zhvillua mbledhja e Keshillit te Bashkise Sarande. Krahas P/Vendimeve per ndihmen ekonomike; disa nga problematikat e diskutuara fokusuan:
– “Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë .-Analiza e 9-mujorit të realizimit të Buxhetit 2020 .-Raport mbi ecurinë e sezonit turistik 2020 dhe problematikat e vërejtura.-Raport mbi përdorimin e pronave dhe hapësirave publike të Bashkisë .
Nga rendi i dites , nuk u shqyrtua Informacioni nga Bashkia mbi proçesin e zbatimit të VKM 329 datë 22.05.2019; i cili do te sillte zhvillimet e fundit mbi ecurine e procesit te hipotekimit te shesheve te ndertimit te banoreve te Sarandes te perfituara me vendime te keshillave bashkiake, kryesisht te vitit 1999 etj,.
Punimet e kesaj mbledhje u ndoqen nga afer nga zv.kryetari i bashkise, Ramiz Husi, nderkohe qe nga administrata e aparatit te bashkise kane qene te pranishem dhe kane dhene spjegime pergjegjesit kryesore te problematikave te adresuara ne rendin e dites.
Nje permbledhje e ketij zhvillimi te fundi, mund te ndiqet ne videon shoqeruese.///SARANDANEWS- R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI