SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ilaçe kontrabandë me autobus, arrestohen dy shoferët në Vlorë

Goditet nje rast nga kontrabanta e shumenjohur e ilaceve kontrabande nga importi. Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka sekuestruar 209 pako medikamente të markave të ndryshme dhe janë proceduar penalisht 2 shoferët e autobusit ku u gjetën pakot me medikamente. Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobuzit u konstatuan të fshehura 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga komunikata e Policise Vlorë:

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 209 pako medikamete të markave të ndryshme.

Procedohen penalisht 2 shoferët e autobuzit ku u gjetën pakot me medikamente.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, autobuzin me drejtues shtetasit A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobuzin me turne).

Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobuzit u konstatuan të fshehura 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasit A. M. dhe M. P., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.///

error: