ROMË– Qumështi, vezët, kikirikët, arrat, butakët dhe peshku mund të quhen “vrasësit” e dietës sonë, edhe pse janë të dobishmëm për shëndetin tonë, shkruan salute.eu.
Megjithatë, në disa raste ato mund të shndërrohen në një armë, madje edhe vdekjeprurëse, që kthehet kundër nesh.
Shoqata Italiane e Alergologjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike (SIAAIC) i ka identifikuar ato duke përpiluar 5 rreziqet kryesore të alergjive të rënda dike përfshirë qumështin, vezët, kikirikët, arrat butakët dhe peshkun.
Në Shtetet e Bashkuara, kikirikët zënë tre vendet e para, ndërsa në vendet skandinave, janë peshqit.
Alergjitë shpesh zhvillohen në fëmijëri.
“Ato prekin 1 në 50 fëmijë, me 16% të rasteve që janë të rënda. Ata mund të lindin në çdo moshë, përmes ushqimit. Fëmija më i vogël alergjik që kam trajtuar ishte 5 ditësh dhe ishte intolerant ndaj qumështit’’, thekson profesor Alessandro Fiocchi, drejtor i Njësisë së Alergologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë. (Oliver SERANI)///
ME SHUME LAJME
Bazilika e Madhe e Butrintit, nga më të rëndësishmet e periudhës paleokristiane në rajon
Sarandë. Në prag të sezonit veror, zgjerohet plazhi publik i “Centralit”
Politika.Elisa Spiropali sfidon Edi Ramën: Më përjashto!