Dy gjyqtarë kanë rezultuar me Covid-19 në Gjykatën e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqtarët janë karantinuar në shtëpitë e tyre dhe janë në gjëndje të mirë shëndetësore.
Hetimet epidemiologjike kanë nisur për të gjithë personat që gjyqtarët kanë patur kontakt më herët. Gjithashtu mësohet se edhe 4 perosna të tjerë nga Gjykata e Vlorës janë karantinuar pasi kanë patur kontakt të vazhdueshëm me Gjyqtarët. Në Gjykatë janë shtyrë të gjithë seancat ndërkohë që nuk është vendosur akoma nëse institucioni do të mbyllet apo jo.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar pozitiv me Covid-19, 21 523 persona ndërsa 527 të tjerë kanë humbur jetën.///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.