SHBA-ja mbetet vendi më i prekur në botë nga pandemia me 234 876 të vdekur. Një rekord me më shumë se 120 000 raste pozitive me COVID-19 u regjistrua gjatë 24 orëve të fundit, sipas universitetit, Johns Hopkins.
Në Itali, një shtetrrethim kombëtar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 hyn sot në fuqi deri më 3 dhjetor.
Gjimnazet kalojnë në mësimin në distancë dhe muzetë janë mbyllur, gjithashtu edhe qendrat tregtare gjatë fundjavës.
Përveç kësaj, zonat e kuqe të reja si Lombardia, Piemonte, Valle d’Aosta dhe Kalabria – janë deklaruar “në rrezik të lartë” dhe 16 milionë italianë po i kthehen kufizimeve, megjithatë më të lehta se ato të pranverës së kaluar.
Përballur me një rrezik mbingarkesë të spitaleve, Greqia u detyrua të rikufizohet për tre javë.
Këto javët e fundit, Europa është epiqendra e epidemisë, rajon i botës ku koronavirusi po përhapet me shumë shpejtësi dhe që prej së enjtes, ka regjistruar shumë kontaminime.
Mbi 11,6 milionë raste, gjysma e të cilave në Rusi, Francë, Spanjë dhe Britani e Madhe dhe rreth 294 000 të vdekur.
“Ne po shikojmë një shpërthim të përhapjes së COVID-19, me një milionë raste shtesë vetëm në disa ditë në Europë dhe po vërejmë një rritje të numrit të vdekjeve”, nënvizoi Hans Kluge, drejtor i OBSH për Europën.
“Me mbajtjen e përgjithshme të maskës dhe një kontrolli strikt të grumbullimeve ne mund të shpëtojmë më shumë se 261 000 jetë deri në shkurt në Europë”, theksoi ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI